Çeku: Deri në vitin 2024 do t’i pastrojmë të gjitha zonat e minuara

05 prill 2019 | 14:24

Në organizim të Qendrës Koordinuese për Deminim të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, më 4 prill është shënuar Dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, në emër të ministrit Rrustem Berisha dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, ka përshëndetur pjesëmarrësit e kësaj ngjarje dhe ka falënderuar të gjithë ata që mbështetën dhe kontribuuan në pastrimin e Kosovës nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera.

Zëvendësministri Çeku gjithashtu ka folur për rëndësinë e çminimit të mjeteve të pashpërthyera, si dhe për planin e pastrimit të Kosovës nga minat deri në vitin 2024.

Ai më tej ka thënë se ky projekt është shumë konkret dhe shumë i rëndësishëm dhe se në bashkëpunim me Qendrën e Deminimit në Gjenevë, është hartuar plani strategjik, i cili parasheh që deri në vitin 2024 do t’i pastrojmë të gjitha zonat e njohura të minuara dhe të afektuara nga bombat kasetore në Kosovë.

“Institucioni më i besueshëm në Kosovë është FSK-ja, dhe njëra ndër të arriturat e saj më të mëdha është pikërisht operacioni i çminimit të minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera në Kosovë. Deri më tani njësitet e deminimit të FSK-së kanë pastruar 52,776,122 metra katrorë dhe kanë shkatërruar mbi 90,500 mina dhe mjete të tjera eksplozive. Nuk duhet të harrojmë faktin, që si pasojë e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese në Kosovë, që nga koha e luftës e deri më sot kanë humbur jetën 117 persona si dhe 467 kanë pësuar lëndime të rënda fizike. FSK-ja mbetet e përkushtuar në pastrimin e çdo fushë nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese”, është shprehur zëvendësministri Çeku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…