Çeku i del në mbrojtje Kurtit për pranimin e draftit ‘modern dhe evropian’ të ‘Zajednicës’, sulmon opozitën

29 tetor 2023 | 15:03

Ministri i Kulturës dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka drejtuar akuza në drejtim të opozitës derisa ka justifikuar pranimin e draftit “modern dhe evropian” të “Zajednicës”  nga shefi i tij, Albin Kurti.

Në këtë kontekst, Çeku i ka quajtur dyfytyrësi akuzat e opozitës

“Dyfytyrësi e thellë opozitare. ‘E pranuat Asociacionin pa njohje’ po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury e mposhti Francis Ngannous në mbrëmjen e së…