Çeku pret në takim anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Baletit

02 nëntor 2022 | 15:08

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Baletit, në përbërje nga Fisnik Smani, Lejla Pula, Jeta Musolli, Sihana Vitaku dhe Pajtim Zogaj.

Bashkë kanë diskutuar për sfidat që ka aktualisht ky institucion dhe prioritetet e planet për dinamizimin e punës.

Duke iu uruar suksese anëtarëve të rinj në përgjegjësinë që kanë marrë, ministri Çeku ka theksuar se përkrahja e MKRS-së për të zhvilluar baletin nuk do të mungojë asnjëherë, ndërsa anëtarët e Këshillit falënderuan ministrin për pritjen dhe besimin për t’i dhënë një drejtim të ri Baletit, duke theksuar se në këtë institucion kanë parë entuziazëm të madh të punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani e ka dëgjuar për herë të parë në…