Asllani: Interi nuk fal më, tani e ka radhën Juventusi

02 nëntor 2022 | 15:06

Kristjan Asllani e ka dëgjuar për herë të parë në fushë himnin e Ligës së Kampionëve. Ndaj Bayernit, elbasanasi debutoi si titullar në Evropë me fanellën zikaltër, një debutim që zgjati për 90 minuta të plota, duke i dhënë mundësinë mesfushorit të thotë fjalën e tij përballë gjermanëve, edhe pse skuadra nuk arriti të triumfonte.

“Kjo fazë grupesh ka qenë emocionuese dhe e vështirë dhe të gjithë ne donim ta mbyllnim me një fitore, por nuk i arritëm. Përballë kishim një rival vërtet të fortë dhe nuk arritëm t’i shënonim, por gjithsesi u kualifikuam dhe kjo është ajo që në fund ka rëndësi dhe na lumturon”, ka thënë shqiptari 20-vjeçari.

“Nëse më duhet të veçoj diçka, në të cilën kemi qenë vërtet të zotë në këtë fazë grupesh, do të ishte të qenit të bashkuar. Mbi të gjitha e kemi bërë këtë në ndeshjen në shtëpi ndaj Barçës, që ishte shumë e rëndësishme për fatet e grupit”, ka thënë Asllani, i cili nuk e harroi të sfidonte edhe Juventusin, kundërshtarin e ardhshëm në kampionat.

“Do të punojmë për Juventusin, e dimë që nuk mund të humbasim më pikë në kampionat dhe nuk na lejohet ta bëjmë këtë”, ka shtuar Asllanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është fakt që kompania e famshme e orëve Rolex është…