Çelet konkursi “Katarina Josipi”

22 korrik 2020 | 13:42

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka shpallur konkursin Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi për vitin  2020”.

Çmimet të cilat i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për çdo vit janë si në vijim: Çmimi i parë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”; Çmimi i dytë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”; Çmimi i tretë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë e emëruar nga Ministri.Tri çmimet për dramat më të mira jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë e nënshkruar nga ministri dhe një kopje origjinal të vendimit. Çmimet dorëzohen në  një ceremoni  të veçantë të organizuar nga MKRS-ja, më 9 nëntor, në ditëlindjen e “Katarina Josipit”. Tri dramat fituese botohen në një edicion special në gjuhën shqipe:

Kriteret dhe kushtet për pjesëmarrje:

Laureat të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës;
Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama për shqyrtim;
Dramat që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara;
Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren në shqyrtim;
Dramat që sillen në këtë konkurs duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000 dhe nuk duhen të jenë të inskenuara apo të botuara më parë;
Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet dramë potenciale për tu inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në TKK;
Dramat që shpërblehen për vendin e dytë dhe të tretë fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK;
Dramat dorëzohen në tri kopje me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare ‘Katarina Josipi 2020” ;
Autorët duhet të nënshkruhen me shifër dhe shifrat fituese do të shpallen në media për konfirmimin e emrave të fituesve. Për konfirmim të shifrës, autori duhet të sjellë si dëshmi dramën origjinale;
Dramat duhen të dërgohen në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35), ose përmes postes elektronike: [email protected];
Autorët që sjellin dramat e tyre në këtë konkurs konsiderohet se i pranojnë kushtet e këtij konkursi.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit në media deri më 21 shtator 2020. Çdo dramë e ardhur pas kësaj date nuk do të merret në shqyrtim.

Kërkesat e autorëve me dokumentacion jo  të kompletuar nuk do të shqyrtohen.

(Epoka e re: S. Z.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se…