Celtic interesohet për Mourinhon

21 prill 2021 | 16:28

Vetëm disa ditë më parë Jose Mourinho u shkarkua nga Tottenham, por mesa duket “The Special One” nuk do të qëndrojë për shumë kohë pushim.

Edhe pse aventura e tij londineze nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, portugezi mbetet sërish një nga trajnerët më të kërkuar. Sipas raportimit të “The Sun”, Mourinho është një nga pretendentët për të marrë drejtimin e Celtic për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që klubi skocez drejtohet përkohësisht nga ish-lojtari i tyre, John Kennedy, pas largimit të ish-trajnerit Lennon në muajin shkurt. Megjithatë, deri më tani favorit është ish-tekniku i Bournemouth, Eddie Howe, por nuk përjashtohet pista Jose. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Celtic për stolin, por edhe destinacioni i radhës për Mourinhon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania po mendon të tërheqë të gjithë trupat e saj…