Gjermania shqyrton vendimin për të tërhequr trupat e saj nga Afganistani

21 prill 2021 | 16:19

Gjermania po mendon të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani më 4 korrik. Lajmin e dha sot një zëdhënës i Departamentit të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar se do të tërhiqet nga vendi deri më 11 shtator.

“Konsultat e vazhdueshme po shkojnë janë në rrugën e duhur dhe po zvogëlojnë periudhën e tërheqjes së trupave. Data e 4 korrikut po shqyrtohet”, tha zëdhënësi, duke siguruar që vendimi përfundimtar do të merret nga NATO.

Shtetet anëtare të NATO-s njoftuan javën e kaluar se ata planifikojnë të fillojnë të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani, shkruajnë mediet e huaja.

Vendimi nga Aleanca e Atlantikut të Veriut erdhi pasi Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi se ai do të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta deri më 11 shtator 2021, 20 vjetorin e sulmeve terroriste të udhëhequra nga SH.B.A. në Afganistan.

“Tani kemi një detyrë të vështirë përpara”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Vendet që kanë më shumë trupa në Afganistan janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Turqia, Britania dhe Italia. Këto pesë vende kanë vendosur 6,000 nga 9,592 trupa nga 36 vende anëtare të NATO-s dhe aleatët e saj./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të lartë te Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar…