OBSh-ja dhe ShBA-ja kundër pasaportave të vaksinimit

21 prill 2021 | 16:15

Zyrtarë të lartë te Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se të ashtuquajturat “pasaporta të vaksinimit” për COVID-19 nuk duhet të jenë dokumenti që duhet të përdoret për të lejuar udhëtimet ndërkombëtare turistike.

Deklarata kundërshtuese e OBSH-së erdhi pasi ministrat e Jashtëm evropianë miratuan procedurën teknike të hartimit të këtyre pasaportave dhe tani Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera do të miratojnë aktet legjislative për ta bërë të mundur këtë dokument të jetë efektiv në fillim të muajit Qershor.

Në një konferencë për shtyp shefi i urgjencave të OBSH-së, Dr. Michael Ryan, tha se ështe kundër saj tani për tani sepse vaksinat nuk janë ende të disponueshme në të gjithë botën.

OBSH-ja ka vërejtur edhe se është ende i panjohur fakti se sa zgjat imuniteti nga vaksinat e licencuara kundër COVID-19 dhe se ende po mblidhen të dhëna në lidhje me këtë çështje.

Debati mbi pasaportat e vaksinave është ashpërsuar edhe në SHBA. Republikanët argumentojnë se ato do të pengonin të drejtën e një personi për privatësi dhe vendimin e tij për t’u vaksinuar. Guvernatorët e Floridas e Teksasit kanë nënshkruar urdhra ekzekutivë që ndalojnë kërkimin e pasaportave të vaksinës, ndërsa shtetet e tjera, si Tenesi, po e konsiderojnë të ndërmarrin masa të ngjashme.

Në shtetet e drejtuara nga guvernatorët demokratë si New York dhe Hawai po shikohet mundësia për një program të pasaportave të vaksinave.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se qeveria federale nuk do të krijojë një pasaportë të detyrueshme të vaksinës. Ndërkaq BE-ja ka deklaruar se Certifikata e Gjelbër Dixhitale është një masë e përkohshme dhe se ajo do të pushoje së funksionuari sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë fundin e pandemisë së COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin e Ramazanit, organizata Humanitare “Qatar Charity” në bashkëpunim…