Në Podujevë shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë

21 prill 2021 | 16:12

Në muajin e Ramazanit, organizata Humanitare “Qatar Charity” në bashkëpunim Komunën e Podujevës po vazhdojnë të ndihmojnë familjeve në nevojë.

Gjatë ditës se djeshme dhe sot janë shpërndarë rreth 400 pako ushqimore nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë dhe në asistencë sociale.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për ndihmën me pako ushqimore dhe kontributin e vazhdueshëm që po japin për familjet në nevojë në Komunën e Podujevës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur…