Një i vrarë dhe tre të plagosur në Elbasan

21 prill 2021 | 16:11

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Njëri nga të plagosurit është një pjesëtare e Policisë së Shqipërisë.

Mësohet se personi i vrarë është Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, ish-zyrtar i Lëvizjes Socialiste në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen “5 maji”, pas një përplasjeje me armë mes të paktën 6 personave, pranë zyrave të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Sipas raportimeve paraprake, vrasësi i Xhuvanit është Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazmend Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave speciale të policisë RENEA.

Ai është arrestuar nga Policia e Shqipërisë./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht Njësiti për Hetime…