Çerkin Dukolli lë Ministrinë e Punës, emërohet zëvendësministër në MPJ

30 janar 2019 | 17:35

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli ka lënë postin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Nga sot ai është emëruar edhe zyrtarisht në postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ). Ndryshe Dukolli, është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga paslufta.

Në vitin 2012 ka ushtruar detyrën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës. Ai në nëntor të vitit 2017 ishte emëruar zëvendësministër i MPMS-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi në mes të liderëve të koalicionit qeverisës…