Certifikimi i 150 pjesëmarrësve të fazës së dytë të programit “Coca-Cola Përkrah Rininë” 2018

21 nëntor 14:55

Kompania Coca-Cola HBC organizoi eventin e Rrjetëzimit dhe Certifikimit të 150 të rinjve në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, program i cili kishte qëllim fuqizimin e 300 të rinjve dhe përgatitjen e tyre për treg të punës.
Eventi i organizuar ju ka dhënë mundësinë këtyre pjesëmarrësve që me përfundimin e suksesshëm të programit të mund krijojnë kontakte dhe mundësi punësimi përmes bisedave me të pranishmit si përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve të Kosovës. Rreth ndikimit të madh të këtij programi tek të rinjtë e trajnuar ka folur drejtori ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira duke theksuar sukseset e tyre.“Sot po bëjmë përmbylljen e programit i cili është projekti më i madh i bërë për të rinjtë e Kosovës. Nga ky program kanë përfituar mbi 300 të rinj të cilët morën këshilla konkrete dhe praktika të dobishme për zhvillimin e karrierës së tyre. Jam shumë i lumtur që mund të ndaj me ju faktin se 57% e pjesëmarrësve kanë arritur që të angazhohen në vende pune, të fillojnë punë praktike apo edhe të vetëpunësohen. Me këtë dëshmohet se ky është njëri nga projektet më të suksesshme të realizuara prandaj dhe synimi ynë për vitin e ardhshëm është që të trefishohet numri i të trajnuarve”, u shpreh Tira.


Në këtë event, fjalën e morën edhe mbështetësit e këtij progami, duke përshëndetur iniciativën që Coca-Cola HBC Kosova ka ndërmarr në aftësimin e të rinjve.

Zëvendësministri Heset Sahiti nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjië dhe Zëvendësministri Vesel Makolli nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vlerësuan programin si një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të aftësohen dhe të rrisin potencialin e tyre për tregun e punës. Ata u shprehen se programe të tilla që kontribuojnë në punësimin dhe përgatitjen të rinjve si dhe uljen e papunësisë do të kenë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës.


Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka shpjegoi se projektet e inicuara nga Coca-Cola HBC Kosova janë unike në ngritjen e shkathtësive së të rinjve në vend për përgatitjen më të mirë të tyre për tregun punës. “Realizimi i këtij program është një dëshmi konkrete e investimeve që Coca-Cola HBC Kosova po bën në komunitetin ku vepron dhe njëherit është kampione në fushën e përgjegjësisë sociale koperative”, u shpreh Zeka.
Njëra nga pjesëmarrëset e programit “Coca-Cola Përkrah Rininë, Dorina Imami, foli rreth ndikimit të këtij projekti. “Përmes këtij programi jemi motivuar për fillimin e karrierës duke marr njohuri të detajizuara për tregun e punës dhe mënyrës së të të bërit biznes. Gjithashtu, kemi takuar pjesëmarrës të tjerë me të cilët ndajmë synimet dhe pasionin e njëjtë për të ardhmen. Të frymëzuar nga ky trajnim ne morëm iniciativën dhe krijuam grupin e të rinjve ProActive Generation i cili ka për qëllim që përmes aktiviteteve humanitare, sociale dhe kulturore të ngris vetëdijen për mobilizimin e forcës së humanizmit tek qytetarët”, tregoi Imami.
Mysafire nderi në këtë event ishte përfaqësuesja e misionit USAID në Kosovë znj. Lisa Magno. Projekti “Coca-Cola përkrah Rininë”, është mbështetur edhe nga Agjencioni i Punësimit, Komuna e Prishtinës, ICK, Venture Up dhe Rrjeti CSR në Kosovë. Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC. Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto vende.Coca-Cola konsiderohet simbol i trashëgimisë amerikane, por sot është një markë me të vërtetë ndërkombëtare, e cila u bë jo vetëm përmes aktiviteteve tregtare, por edhe përmes ndihmës së komuniteteve në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës…