Certifikohen 101 kandidatët që kanë dhënë provimin e jurisprudencës

15 prill 2022 | 16:26

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten janë certifikuar 101 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës.

Shpërndarjen e këtyre certifikatave e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga kandidatët që pavarësisht se ku do të jenë, ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat e juaja profesionale për tu bërë gjyqtar avokat e prokuror. Ju e keni të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave e synimeve. Ju këtë e keni arritur me meritë sepse procesi i jurisprudencës ka qenë i drejtë transparent si kurrë më parë. Kam një kërkesë për juve, pavarësisht se ku do të orientoheni në sistemin prokurorial apo gjyqësor, apo ku do tjetër ju lutem shumë që ta bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Panshqiptare e Amerikës – “Vatra” në mbledhjen e Kryesisë…