Shpallen komisionet për 110-vjetorin e ‘Vatra’-s dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

15 prill 2022 | 16:18

Federata Panshqiptare e Amerikës – “Vatra” në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më 14 prill ka miratuar me unanimitet të plotë, duke shpallur zyrtarisht komisionet për 110-vjetorin e “Vatrës” dhe  të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane.

Mbledhja e Kryesisë së “Vatrës” ka filluar  me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të vatranit Zef Balaj dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të motrës së Pashko Camaj.

Më pas, Kryesia e Vatrës ka miratuar emrat për tri komisionet e 110-vjetorit të Vatrës dhe të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane:

  1. Komisioni i organizimit të darkës solemne për 110-vjetorin e “Vatrës”: Besim Malota, kryetar, Nazo Veliu, Mondi Rakaj, Bashkim Musabelliu, Anton Raja, Agustin Mirakaj dhe Tasim Ruko, anëtarë.
  2. Komisioni i organizimit të konferencës shkencore ndërkombëtare: dr. Paulin Marku, kryetar, dr. Iris Halili, dr. Pashko Camaj, dr. Elton Mara, Marjana Bulku dhe Sokol Paja, anëtarë.
  3. Komisioni i organizimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane: Elmi Berisha – kryetar, Agim Rexhaj, Alfons Grishaj, Ervin Dine, Idriz Lamaj, Frank Shkreli dhe Dalip Greca, Anëtarë.

Po ashtu, Kryesia ka miratuar me unanimitet të plotë ditën e hënë (18 prill 2022) duke e shpallur ditë zie në organizatën “Vatra” në respekt dhe përkujtim të ndarjes nga jeta të vatranit Zef Balaj.

“Në respekt të kësaj dite, flamuri kombëtar në ‘Vatra’ do të ulet në gjysmë shtizë, do të pezullohet çdo aktivitet i programuar në Vatër në datën 18 Prill dhe gazeta ‘Dielli’ nuk do të kryej asnjë veprimtari mediatike.  Detajet e punës së komisioneve,  specifikimet, njoftimet dhe gjithçka që lidhet me funksionimin dhe veprimtarinë në vazhdim, do detajohen në gazetën ‘Dielli’ online dhe print”, ka njoftuar “Vatra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të enjten është luajtur…