Certifikohen edhe 100 ndërmarrës të rinj

24 shtator 2020 | 12:40

“Sa kënaqësi të certifikoj edhe 100 ndërmarrës të rinj në Republikën e Kosovës. Ferizaj ka potencial ekonomik, ritmi i zhvillimit po shkon mbarë, si rezultat i vullnetit të ndërmarrësve të rinj”, kështu ka thënë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ajo ka thënë se si ministre, nëpërmjet kushteve konform kornizës financiare të MKRS-së, po u jep mundësi secilit të ri për të prodhuar vlerë biznesi në ambientet e tregut të lirë.

“Në programin e Kryeministrit Hoti, politika më e favorshme është relacioni i të rinjve në punësim direkt. Ky është bilanci i suksesit për ne, vetëm kjo siguron zhvillim të brendshëm ekonomik. Nuk jemi shtet konsumues, jam e lumtur që kemi një rini të qëndrueshme, kemi imazh të mirë prandaj dua që rinia të ndihet e sigurtë në vendin e vet”, ka deklaruar Dumoshi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Prishtinës, Armend Thaçi dhe Diar Miftaraj, prej muajit…