Çështja e deponive ilegale problem primar i komunës së Graçanicës

17 shtator 2019 | 10:58

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar katalogun e çështjeve për Komunën e Graçanicës, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020.

“Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren, në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transporti publik, menaxhimin e mbeturinave dhe deponit ilegale dhe ndotjen e lumit Graçanka”, është thënë në komunikatën e KDI-së.

Sipas KDI-së, kjo komunë ka probleme të mëdha me sistem të menaxhimit të mbeturinave dhe deponimeve ilegale.

“Aktualisht në territorin e komunës së Graçanicës ekzistojnë tri pika kur është fjala për deponitë ilegale, me mbeturina organike edhe inorganike (mbetje ndërtimore). Fshatrat të cilat kanë deponi ilegale janë: Uglar, Preocë, Lapna Sellë. Komuna e Graçanicës përballet edhe me probleme të ujësjellësit. Në fshatrat si Batush (pjesërisht), Skullan, Radevë dhe Lepi furnizimi me ujë të pijes bëhet përmes puseve private”, është theksuar në këtë komunikatë.

Katalogu i çështjeve është realizuar gjatë periudhës prill-qershor 2019. Përgjatë kësaj periudhe kohore janë vizituar gjithsej 275 vendbanime (fshatra/ lagje). Qëllimi i këtij katalogu është që ta rrisë vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultime publike me zyrtarët komunal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e Cristiano Ronaldos di të jetë një femër seksi…