Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani ushqim pikant

24 shkurt 2021 | 00:22

Specat djegës kanë një mori përfitimesh shëndetësore. Studiuesit madje kanë sugjeruar që kapsaicina, një përbërje kimike e gjetur në specat djegës, mund të veprojë si një qetësues natyral i dhimbjeve. Jo vetëm kaq, por një studim i vitit 2015 gjithashtu zbuloi se ushqimet pikante mund të zgjasin në të vërtetë jetëgjatësinë tuaj.
Njerëzit që konsumuan ushqime pikante gjashtë ose shtatë ditë në javë treguan një ulje të rrezikut prej 14% në vdekshmërinë totale krahasuar me ata që kishin ushqim pikant më pak se një herë në javë.
Ushqimet pikante mund të shkaktojnë gjithashtu efekte anësore të pakëndshme tek disa persona.
Por cilat janë disa nga përfitimet e të ngënit ushqim pikant:
-Rreziku juaj i ulçerës do të ulet
-Me kalimin e kohës mund të humbni më shumë peshë
-Shëndeti juaj i zemrës do të përmirësohet
-Mund të ulni rrezikun e kancerit
-Mund të ndiheni më freskët
-Sistemi juaj imunitar do të rritet
-Humori juaj mund të ngrihet natyrshëm

http://www.tvt.al/sites/default/files/pikante.jpg

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia më 16 tetor…