Çfarë ka brenda vaksinës së Covid-19?

09 dhjetor 2020 | 21:56

Spitalet në Mbretëri të Bashkuar kanë filluar t’ua japin njerëzve dozat e para të vaksinës së koronavirusit, e krijuar nga Pfzier/BioNtech.

Përderisa shumë njerëz duan ta marrin sa më shpejtë që është e mundur, shumë të tjerë janë të brengosur se mos po fusin diçka të panjohur dhe të dëmshme në trupin e tyre, transmeton Lajmi.net.

Si e dimë se një vaksinë është e sigurt?

Testet e sigurisë fillojnë në laborator, me teste dhe hulumtime në qeliza dhe kafshë, para se të kalojnë në studime në njerëz. Qëllimi është që të fillohet me një grup të vogël dhe të vazhdohet në fazën tjetër të testimit vetëm nëse nuk ka shqetësime rreth sigurisë.

Çfarë ka brenda vaksinës së Covid?

Vaksina e Pfzier/BioNtech (dhe e Modernas) përdorë kode gjenetike për të shkaktuar përgjigje imune dhe quhet vaksinë Mrna. Nuk i ndryshon qelizat e njeriut, por i jep trupit udhëzime se si të krijojë imunitet ndaj Covid.

Vaksina e Oksfordit përdorë një virus të padëmshëm të ndryshuar për t’u dukur sikur virusi korona. Vaksinat nganjëherë përmbajnë edhe përbërës të tjerë, si alumin, që e bën vaksinën më stabile dhe efektive, transmeton Lajmi.net.

A mund të më dëmtojë kjo vaksinë?

Nuk ka dëshmi se ndonjëri nga përbërësit që ndodhet në vaksinë shkakton dëm, nëse përdoret në sasi të vogla. Vaksinat nuk shkaktojnë sëmundje, por e mësojnë imunitetin e trupit tuaj ta njohë dhe luftojë infeksionin ndaj të cilit janë dizajnuar ta mbrojnë.

Megjithatë, pas vaksinimit disa njerëz përjetojnë simptoma, si dhimbje muskujsh dhe temperaturë. Kjo nuk është sëmundje apo virus, por thjeshtë përgjigja e trupit ndaj vaksinës. /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në emisionin “Debat” të RTK-së…