Çfarë kërkoi Kim Kardashian nga producentët e SNL?

21 prill 2022 | 13:48

Kim Kardashian ka bërë një rrëfim për “Saturday Night Live”.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, që u shfaq ditën e enjten (21 prill), 41 vjeçarja u nis për në New York për të përgatitur për shfaqjen në NBC.

Kamerat ishin pas Kim-it në xhirime teksa ajo përgatiti edhe promo duke qenë mjaftë e emocionuar për këtë moment të paharrueshëm të karrierës së saj.

Ndërsa bënte promovimin, Kim zbuloi se është një pjesë që do të donte ta shkëpuste nga emisioni.

Në prapaskenë, Kim mendoi nëse duhej të tallej me divorcin e saj nga Kanye West

Në rrëfim ajo tha se gjithmonë ka pasur frikë të lëndoj njerëzit e zemrës.

“Gjithmonë kisha frikë mos do të lëndoja ndjenjat e njerëzve të mi dhe nuk dua të tallem me babain e fëmijëve të mi. Kjo martesë përfundoi pasi në nuk kemi dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, tha Kim.

Në skicën që ishte menduar të publikohej, Chris Redd do të ishte në rolin e Kanye dhe do t’i kërkonte Kimit të ishte avokati për të nënshkruar divorcin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja Oriola Marashi duket se nuk ka shumë kujdes nga…