Çfarë përfitimesh financiare “fshihen” pas shuplakës që Will Smith i dha Chris Rock

13 prill 2022 | 14:32

Pavarësisht bujës që bëri në mbarë botën për shkak të shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, Will Smith i ka sjellë disa përfitime. Aktori doli në skenë dhe gjuajti komedianin pas një batute që bëri për flokët e gruas së tij, Jada, e cila vuan nga alopecia.

Smith, i cili fitoi Oscarin e tij të parë për interpretimin e tij në King Richard” atë natë, i kërkoi falje Rock dhe Akademisë. Pasi Akademia nisi një rishikim zyrtar të veprimeve të Smith, ai dha dorëheqjen nga organizata dhe tha se do të pranonte çdo pasojë.

Ditë më pas, Akademia tha se aktori ishte përjashtuar nga ceremonia Oscar dhe eventet e tjera për 10 vite. Por mes shumë kritikash, duket se aktori ka disa përfitime. “Will”, libri i tij i botuar në dhjetor është kthyer në një nga librat më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, sipas “Forbes”.

Libri është kthyer në listën e USA Today të 150 librave më të shitur, përkatësisht në vendin e 73. Po ashtu, në renditjen e “Neë York Times” ka kaluar nga i 14-i në vendin e dytë, duke u bërë një nga librat më të shitur.

Në libër, Smith flet për abuzimin fizik që pësoi nëna e tij nga babai i tij. Aktori shkroi se ai madje mendoi të vriste babanë e tij për këtë arsye. Libri detajon gjithashtu periudhën e vështirë të aktorit kur kishte mendime vetëvrasjeje në kohën e adoleshencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka publikuar dje këngën e…