Çfarë po ndodh me konkursin për Logoped në QKUK?

20 janar 2023 | 14:09

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs me datën 6 dhjetor 2022 për dy logopedë.

Për këtë pozitë kërkohet ofrim i shërbimeve të logopedisë në repartin e Klinikës së ORL-së.

Për t’u kualifikuar si kandidat në këtë pozitë kërkohet diploma universitare në logopedi, licenca e punës nga institucioni përkatës etj.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve ka qenë i hapur nga data 22.12.2022 deri më 29.12.2022.

Në këtë konkurs për dy pozita kanë konkurruar rreth 30 logopedë. Menaxhmenti  së bashku me drejtorin e klinikës së ORL-së, Arsim Behramin dhe zv/drejtorin e kësaj klinike, Dr. Flamur Ukën, (pozitë hierarkike që nuk ekziston fare) për kryetare të komisionit për vlerësim dhe përzgjedhje kanë emëruar logopeden, Zaide Uka-Racin.

Siç bëjnë të ditur burimet brenda këtij institucioni, e emëruara si kryetare e komisionit për vlerësim, nuk e ka e përvojën e duhur për të menaxhuar këtë proces intervistues, sepse ajo ka vetëm një vit përvojë punë në këtë fushë shumë të ndjeshme. Po ashtu rreth të caktuarës për kryetare të komisionit kolegët e saj kanë shprehë pakënaqësi pasi që ajo edhe kur është pranuar në këtë klinikë është pranuar me direktive politike dhe familjare. Ndikimin kryesor për ta pranuar në këtë klinikë e ka bërë ish këshilltari i ministrit të tashëm të Shëndetësisë Arben Vitija. Fjala është për Sami Ukën i cili për një periudhë ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit për shëndetësi.

Edhe pse konkursi i shpallur para një viti për logoped, kishte pasur shume pakënaqësi nga kandidatët e eliminuar të cilën e vërteton edhe nja artikull i gazetës Insajderi që kishte publikuar edhe vendimin e pranimit si dhe ankesën e kolegëve kandidatë të cilët nuk janë pranuar megjithatë komisioni i atëhershëm në përbërje të zyrtarëve të SHKSUK-së, edhe pse kishte pasur shumë ndërhyje politike, vetëm e vetëm për ta pranuar Zaide Ukën e cila në atë kohë nuk kishte asnjë ditë përvojë punë në fushën e logopedisë, por që kishte të përfunduar bachelor në një kolegj privat në Kosovë, ishte pranuar në mesin e dy kandidatëve me pikët maksimale. Zahide Ukra-Raci e cila tash në këtë konkurs ka detyrën e kryetares së komisionit për pranimin e dy logopedëve, përvojën e vet e ka vetëm si infermiere kryesisht me vaksinim me një përvojë prej 30 vjetësh në këtë pozitë. Këtë e arsyeton edhe fotografia ku shihet kryeministri Kurti duke u vaksinuar nga Zaide Uka-Raci, gjatë pandemisë me vaksinë kundër Covid -19.

E që ka punuar në QMF të Prishtinës këtë e ka konfirmuar edhe gazeta Insajderi  me 4 nëntor të vitit 2021 ku shkruar se Zahide Uka – Raci para se të pranohej në Logopedi ka punuar si infermiere në Qendër të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ku edhe ka publikuar raportin e të pranuarve në Logopedi si dhe ankesën e parashtruar nga kandidatët që nuk janë pranuar.

E për tu punësuar në këtë klinikë, ka shumë mjekë që vijnë të gjithë bachelorët e Logopedisë dhe qw kanë edhe përvojë pune ndërsa Dr.Uka nuk kishte asnjë përgatitje tjetër as përvoje në logopedi, përveç një diplome të bachelorit të logopedisë , te cilin e kanë të gjithë kandidatet qe aplikojnë. Këtu behet e ditur se ka të rijnë e të reja që kanë të përfunduar edhe master të logopedisë dhe kanë të përfunduar praktikë Logopedike në qendra të ndryshme dhe tek individ me autoritet të lartë profesional dhe me përvojë të gjatë ne rehabilitim si Muljaim Kaqka, Ardita Devolli, Fatime Zeka , Luljeta Behluli, Skender Shala, Iljasa Fazliu, Burhan Sllamniku, Aferdita Draga etj.

Më poshtë po ua sjellim edhe listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën Logoped:

Agnesa Krasniqi

Shkurte Berisha

Etrit Kavaja

Era Pozhegu

Djellza Fazliu

Bardha Kika

Beltina Shahini

Ragbete Konjusha

Besë Ibrahimi

Rudinë Fetahaj

Rozafa Sahiti

Ilire Bejtullahu-Gashi

Mimoza Tmava –Aliu

Ibadete Vitia

Blerta Krasniqi

Elisa Hajrullahu

Ibadete Mulolli

Miranda Baruti-Sylejmani

Flaka Isufi

Ganimete Salihi-Emini

Vlera Salihaj

Besarta Muja

Agron Hoxha

Granit Haliti

Shenaj Glloboderi-Syla

Alma Sherifi

Nita Shehu

Rinesa Luma

Erlinda Latifi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City me përmbysje e mposhti Tottenham Hotspur (2-4). Trajneri…