Guardiola: Fituam tri pikë në ndeshje të çmendur

20 janar 2023 | 14:07

Manchester City me përmbysje e mposhti Tottenham Hotspur (2-4). Trajneri Pep Guardiola e ka quajtur këtë ndeshje si të çmendur për faktin se skuadra e tij pas pjesës së parë ishte duke humbur me rezultat 2-0, por në pjesën e dytë realizoi katër gola dhe mori tri pikë të rëndësishme.

“Ata janë një skuadër e madhe dhe e provuan edhe njëherë këtë. Na mundën në dy ndeshjet e sezonit të shkuar. Do të ishte e rëndësishme të kishim fituar edhe në ‘Old Trafford’, por nuk e bëmë. Ishte një ndeshje e çmendur dhe fituam tri pikë të rëndësishme për të vazhduar përpara”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Google” po planifikon të shkurtojë afërsisht 12,000 vende pune, duke…