Çfarë po ndodh në Llap? Sallat nuk po i zënë qytetarët që po i bashkohen PDK-së

03 mars 2024 | 13:18

Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, të shtunën në mbrëmje në selinë e partisë në këtë qytet, ka organizuar takim me strukturat e partisë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, dhe kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili ka ardhur enkas për t’i takuar bashkëvendësit e tij llapjan dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.

Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit llapjan, të cilët kishin ardhë për të dëgjuar kryetarin e degës Isak Shabanin dhe drejtuesin e PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

“Së bashku me deputeten Floretë Zejnullahu ishim të nderuar me mundësinë për diskutime të hapura dhe këmbim të ideve, në prezencë të një pjesëmarrje të madhe!

Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së për Zvicer dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.”, ka shkruar Shabani në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Shabanit:

Në vazhdimësi të takimeve të Degës së PDK-së në Llap, dje u mbajt takimi në funksion të anagazhimit tonë për organizimin edhe më të mirë, zgjerimin dhe rritjen e PDK-së në Podujevë.

Po ashtu nderuam heronjët e Llapit, në krye me Zahir Pajazitin, të përjetësuar në memorien e angazhimit të popullit tonë për Liri!

Së bashku me deputeten Floretë Zejnullahu ishim të nderuar me mundësinë për diskutime të hapura dhe këmbim të ideve, në prezencë të një pjesëmarrje të madhe!

Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së për Zvicer dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.

Falenderoj mikun dhe bashkvendasin tim Xhaka, një shembull i shkëlqyeshëm i angazhimit të fuqishëm që kemi në Degën e PDK-së në Zvicër.

Ne si Parti e Lirisë, Pavarësisë dhe vendosjes së bazës së fuqishme për zhvillimin ekonomik, kemi obligim moral dhe kombëtarë që të vazhdojmë kontributin për vendin tonë.

Kontributin për vendin e shtojmë përmes fuqizimit të PDK-së.

Të gjitha partitë tashmë janë provuar në qeverisje. Kurse punët e bëra janë ato që e bëjnë dallimin.

Qytetari do ta ketë të lehtë të krahasoj atë që është bërë nga PDK dhe partitë tjera. Ky është argumenti më i mirë për secilin nga ne!

Qytetari i Kosovës një herë ta jepë mundësinë. Po e keqpërdore, të ndëshkon. Kjo Qeveri këtë besim e ka keqpërdorur në maksimum. Përveç që nuk e ka mbajtur asnjë premtim që e ka dhënë, në mënyren më të pa përgjegjshme e ka bërë të kundërten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të…