Çfarë po ndodh në Serbi/ Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje – Vuçiq: Do të kemi zgjedhje të parakohshme

07 qershor 2023 | 20:52

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, paralajmëron dorëheqje gjatë një fjalimi publik. Ajo tha se është e gatshme të japë dorëheqjen nëse i kërkohet.

“Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.

Ndryshe, Bërnabiq ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Bërnabiq nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi, zhvilloi një takim me presidentin e Federatës…