Challandes, Berishës: Nuk është profesionale të marrësh dy kartonë brenda 8 minutave

28 maj 2021 | 13:52

Bernard Challandes sot është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për Bernard Berishën, i cili nuk është ftuar pë ndeshjet miqësore të qershorit.

Të enjten mbrëma, Bernard Berisha përmes një postimi në “Facebook” bëri të ditur se nuk është ftuar për miqësoret e muajit të ardhshëm.

Futbollisti nga Peja gjithashtu shkroi se nuk është kontaktuar askush, duke marrë parasysh sezonin e mirë që kaloi me Akhmat Groznyn në Rusi. Ai këtë e quajti si joprofesionale.

Këtij reagimi të Berishës, i është kundërpërgjigjur sot Challandes, i cili u shpreh: “Nuk lexoj rrjete sociale. Nuk shikoj reagimet e lojtarëve. Qëllimi im ka qenë ka qenë të zgjedh nga dy lojtarë për pozitë. Në pozitat e sulmuesve të krahut kam zgjedhur Arbër Zenelin dhe Zymer Bytyqin për anën e majtë, kurse Milot Rashicën dhe Lirim Kastratin për të djathtin” – tha fillimisht përzgjedhësi i “Dardanëve”.

Tutje, Challandes tha: “Nëse flasim për profesionalizëm siç është thënë në atë reagim, a është normale që të merren dy kartonë të verdhë për 8 minuta siç ka ndodhur kundër Suedisë”.

Kujtojmë se Kosova më 1 qershor zhvillon miqësoren ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, kurse më 4 qershor zhvillon miqësoren tjetër ndaj Maltës në Klagenfurt të Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jonathan Elystan Rees, avokat mbrojtës i kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni…