Challandes: Duhet të fitojmë ndaj Malit të Zi

13 tetor 2019 | 18:09

Për ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi foli në konferencë për medie edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Strategu zviceran ka konfirmuar se tash për tash nuk po mendon për Ligën e Kombeve apo humbjen e Anglisë nga Çekia, por vetëm për ndeshjen e nesërme që “Dardanët” e zhvillojnë ndaj malazezëve nga ora 20:45.

“Tani për tani nuk po mendoj për Ligën e Kombeve, pasi kemi një ndeshje nesër, kundër Malit të Zi. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përkundër fitores së Çekisë, në rregull është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës. Ndoshta nëse Anglia do të kishte fituar në Çeki edhe barazimi do të na kishte hyrë në punë, por sido që të jetë ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë atë të radhës, kundër Malit të Zi. Në fund të kualifikimit nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër”, ka deklaruar Challandes.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrick Day është dërguar me urgjencë në spital pas humbjes…