Challandes: Duhet të japim maksimumin ndaj Gjibraltarit

09 tetor 2019 | 18:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballet nesër (e enjte) me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Trajneri Bernard Challandes në konferencën e fundit para kësaj ndeshje, ka thënë se lojtarët që do të paraqiten duhet të japin maksimumin për faktin se kjo është ndeshje shumë e rëndësishëm për “Dardanët”.

“Ndeshja ndaj Gjibraltarit nuk është vetëm një miqësore e thjeshtë, por do të jetë një ndeshje për t’u përgatitur ndaj Malit të Zi. Çdo lojtarë duhet të jap maksimumin në këtë miqësore pavarësisht se luan vetëm në pjesën e parë apo pak minuta. Nëse një lojtar nuk e jep maksimumin, atëherë do të ketë probleme me mua, sepse kjo ndeshje është shumë e rëndësishme”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i numërimit për votat e kandidatëve për deputet tashmë…