Këta janë katër kandidatët e LDK-së, më të votuarit në komunën e Lipjanit

09 tetor 2019 | 18:30

Procesi i numërimit për votat e kandidatëve për deputet tashmë po shkon drejt fundit.

Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në listën për deputet nga Komuna e Lipjanit. Osmani e cila njëherit ishte edhe kandidate për kryeministre, në këtë komuna ka arritur të marr gjithsej 8 mijë e 742 vota.

Kurse, kandidati për deputet, Kujtim Shala ka marrë 1184 vota në këtë qytet.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku  mësohet se i ka 1069 vota në këtë qytet.

Kandidati tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka marrē 803 vota.

Kujtojmë LDK-Lipjan është partia e parë me 10365 vota duke lënë mbrapa PDK-në dhe LVV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare,…