Challandes: Nuk i frikësohem shkarkimit

11 tetor 2021 | 17:06

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka folur rreth dorëheqjes së mundshme nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Tekniku zviceran ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për presionin që do të ketë nga dita e parë dhe ka mbijetuar për tri vite e gjysmë në pozitën e trajnerit te Kosova.

Ai ka thënë se synon që të mbijetojë edhe ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të flas me FFK-në për të ardhmen e tij.

“Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem. Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë Challandes.

“Shpresoj që të mbijetojë edhe nesër, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh tekniku zviceran. Kosova deri më tani ka grumbulluar katër pikë pas gjashtë xhirove në grupin B, teksa pret Gjeorgjinë ku kërkon nj tjetër fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…