Challandes: Suedia një nga 20 skuadrat më të mira në botë

27 mars 2021 | 20:44

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Suedinë.

Bernard Challandes iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

“Ne duhet të përmirësojmë disa gabime, disa gabime individuale dhe të organizimit”, tha ai.

“Ata janë një skuadër e fortë, edhe disa njerëz që mendojnë që nuk janë të fortë unë mendoj që ata kanë shumë kualitet, ata janë një ndër 20 skuadrat më të forta në botë”, shtoi ai.

“Ne kemi disa probleme me lojtarët tanë, pesë lojtarë nuk janë të gatshëm dhe ne duhet ta gjejmë zgjidhjen si skuadër, duhet të japim një paraqitje të mirë si grup”, përfundoi Bernard Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë do të jenë më…