Challandesi: Kosova në Evropian nuk është ëndërr e pamundur

27 mars 2019 | 11:28

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se Liga e Kombeve ishte e suksesshme për Kosovën, kurse pjesëmarrja në Kampionatin Evropian “Euro 2020” është shumë e mundshme.

“Liga e Kombeve ishte shumë, shumë e mirë për një vend si Kosova, sepse me këtë ligë ti mund të përfundosh e para në grup dhe pastaj i ke vetëm dy ndeshje, gjysmëfinalen dhe finalen… dy ndeshje dhe mund të bëhesh pjesë e Kampionatit Evropian”, ka thënë Challandes në një intervistë për “Optus Sport”.

“Kosova, pjesë e Kampionatit Evropian? Pas vetëm katër vjetëve, kjo është e mrekullueshme. Por, nuk është ëndërr e pamundur”, ka deklaruar Challandesi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin…