Challandesi: Nuk e di pse Rrahmani nuk u lirua të luajë për Kosovën

08 tetor 2020 | 10:15

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut që luhet të enjten në Shkup, në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Ai ka thënë se ende nuk e kupton pse nuk u lejua Rrahmani të përfshihet në ekipin përfaqësues të Kosovës.

“Mund ta shpjegoj, por jo edhe ta kuptoj pse ka ndodhur. Janë vështirësuar gjërat me këtë koronavirus. Jemi munduar të gjithë për ta pasur Amirin, por nuk na është mundësuar. Është e pakuptueshme pse për neve nuk ka ndodhur, derisa në anën tjetër nga i njëjti shtet lirohet një lojtar për Maqedoninë e Veriut. Por, tani nuk është koha për të gjetur arsyetime por për të bërë maksimumin me lojtarët që i kemi në grumbullim”, ka thënë Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrun: Alfons Grishaj Mendimtarët jetojnë një botë të thellë shumë…