Chelsea dhe Napoli tregojnë forcën, panenka e Kolollit ngushëllon Zuerich

14 shkurt 2019 | 23:02

Janë mbyllur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për fazën e 1/16-ave.

Chelsea dhe Napoli kanë arritur fitore në transfertë, duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt kalimit më tej. Ndërkohë, edhe Valencia ka marrë një triumf në Skoci ndaj Celtikut 0-2.

Në Suedi, ekipi i drejtuar nga Sarri, triumfoi me shifrat 1-2, teksa kaloi në avnatazh pas gjysmë ore lojë me anë të Ros Barkleyt. Në pjesën e dytë, ishte Oliver Giroud, i cili dyfishoi shifrat. Malmo arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 79-të me anë të Kristiansen, duke mbyllur gjithçka në 1-2.

Napoli i Ancelottit, ka treguar menjëherë forcën, ku ka triumfuar me shifrat 1-3 ndaj Zuerich të Kolollit e Kryeziut. Insinje dhe Kajehon shënuan që në 20 minutat e para, duke çuar në pushim me avantazh të dyfishtë të kaltrit.

Në pjesën e dytë, pati vend dhe për Zielinskin, i cili shënoi 13 minuta përpara fundit. Më pas, ishte lojtari nga Kosova, Kololli, i cili shkurtoi diferencën në 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë, ku ekzekutoi në mënyrë perfekte panenkën e famshme. Nga ana tjetër, Valencia triumfoi në Gllasgou 0-2, duke mposhtur Sëlltikun në një përballje që shihej si delikate për spanjollët. Franfurti dhe Shaktar Donetsk janë ndarë në paqe në Ukrainë, në një ndeshje që u mbyll me shifrat 2-2.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Gashi, i cili është këshilltar politik i ministrit të…