Chelsea e huazon Brojën në Southampton?

09 gusht 2021 | 17:29

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar të hënën se Southampton ka arritur marrëveshje për Armando Brojën.

Sipas tij marrëveshja është arritur dhe testet mjekësore shqiptari pritet t’i kryejë gjatë ditës së sotme.

Ditë më parë, Broja ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me klubin për pesë vite më shumë. Megjithatë, ai edhe këtë sezon nuk do të luajë për “Blutë e Londrës”, por për Southamptonin.

Saints e fituan garën me Udinesen që po ashtu ishin të interesuar për Brojën.

Sezonin e kaluar Broja e ka kaluar duke luajtur në Erdivisie të Holandës për Vittesen ku kishte luajtur 30 ndeshje dhe kishte shënuar 10 gola e bërë dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se…