Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

23 janar 2022 | 19:32

Chelsea ka arritur që ta fitojë derbin e qytetit kundër Tottenham, duke e mposhtur skuadrën e Antonio Contes me rezultat 2-0. Hakim Ziyech (48) dhe Thiago Silva (55) shënuan për Blutë e Londrës.

Kane shënoi një gol në pjesën e parë por që u anulua pasi që më parë ishte shkaktuar faul në një lojtar të Chelsea. Qysh në fillim Chelsea rrezikoi. Calum Hudson-Odoi u shkëput mbi mbrojtjen e Tottenham por nuk arriti ta godas si duhet topin i cili përfundoi afër shtyllës së majtë të Hugo Lloris. Pas këtij rasti ndeshja ishte me e qetë deri në minutën e 40-të kur Tottenham shënoi një gol.

Por, gjyqtari i ndeshjes, Paul Tierney e anuloi atë pasi që më parë ishte shkaktuar faul në sulm tek mbrojtësit e Chelsea. Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea do të vinte të goli i parë. Hakim Ziyech u lirua për mrekulli, goditi topin me trinën e tij të brendshme aq saktë saqë ai përfundoi në trekëndëshin e portës së Hugo Lloris duke e zhbllokuar këtë sfidë me një gol të bukur në minutën e 48-të. Ziyech ishte afër të shënonte edhe një gol një minutë më vonë por Lloris kësaj radhe bëri një pritje brilante. Goli i dytë i Chelsea do të vinte nga një ndërprerje. Mason Mount bëri një krosim perfekt në zonë për të gjetur aty mbrojtësin veteran, Thiago Silva i cili shënoi gol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Harry Kane e pati një mundësi të mirë për të shënuar një gol në minutën e 86-të të ndeshjes, por portieri i Chelsea ia mohoi atij golin. Kjo fitore e lënë në pozitë të tretë Chelsean por me 47 pikë, një më pak se Liverpool, por Blutë e Londrës kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Chelsea. Tottenham mbetet në vendin e shtatë në Premier Ligë me 36 pikë, 2 më pak se Manchester United në vendin e katër që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se “Gjelat” e Londrës Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Euro po vazhdon të dobësohet kundrejt frangut dhe së shpejti…