Chelsea gjen trajner

14 maj 2023 | 11:33

Maurizio Pochettino do të ulet në stolin e Chelseat menjëherë pas mbylljes së këtij sezoni ku skuadra blu po bën një paraqitje të shëmtuar duke humbur mundësinë për të garuar edhe në Europë.

Një muaj më parë drejtuesit arritën marrëveshjen verbale me argjentinasin që është pa punë që prej verës së kaluar pas shkarkimit nga stoli i PSG.

Pochettino dhe presidenti Boehly kanë zyrtarizuar mes tyre marrëveshjen dhe tashmë pritet që gjithçka të bëhet publike. Pochettino është trajneri më i sukseshëm i Tottenham edhe pse nuk ka fituar asnjë trofe me klubin londinez.

Ai ka një mesatare 1.89 pikë për ndeshje, ndërsa në vitin 2019 e udhëhoqi skuadrën deri në finalen e Champions League ku u mund nga Ajax.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve…