Chelsea kërkon portier, Neueri është zgjidhja  

27 mars 2020 | 16:33

Manuel Neuer mund të largohet nga Bayern Munich për t’u transferuar në Angli.

Gjatë ditës së djeshme ‘Bild’ raportoi se Neuer ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës.

“Bavarezët” i ofrojnë atij zgjatje një vjeçare, dhe ai po kërkon një kontratë katër vjeçare. Kjo do të thotë se Neuer këtë verë mund të ndryshojë skuadër, dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea.

Frank Lampard tashmë nuk po konsideron të ardhmen në portierin Kepa Arrizabalaga, dhe Neuerit do t’i besohej vendi i portierit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se është hera…