Chelsea përcjell Insignen

14 nëntor 2021 | 09:31

Sulmuesi italian i Napolit, Lorenzo Insigne, mund të kalojë në Ligën Premiere pasi pëlqehet shumë nga Chelsea.

Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit me gjigantët italian skadon verën e ardhshme dhe i është ofruar një zgjatje.

Megjithatë, Insigne do të duhet të pranojë një ulje page për të qëndruar te Napoli dhe këtë nuk e ka bërë ende.

Situata e krijuar me kontratën ka bërë që italiani të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane që duan transferimin e tij falas në verë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Chelsea po monitoron sulmuesin e Napolit, Insigne, dhe është gati ta transferojë në Stamford Bridge.

Insigne pëlqehet shumë edhe nga dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Milani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lëvizja Besa sot pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore njoftojnë…