Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi ndaj Newcastle

12 nëntor 2022 | 20:56

Nuk ka fund kriza e skuadrës së Chelsea-t. Blutë e Londrës pësuan humbjen e tretë radhazi në kampionat, duke u mundur këtë herë 1-0 në transfertë nga Newcastle.

Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar duke u aktivizuar për 73 minuta por pa mundur që të lërë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi shqiptar do të ndalej në një rast nga portieri Pope, ndërkohë që në mundësinë tjetër nuk arriti të vihej në kontakt me topin.

Në të dytën trajneri i Bluve e zëvendësoi, por as shokët e tij s’mundën të bënin paraqitje të mirë. Golin e vetëm do ta shënonte Willock në minutën e 67-të të ndeshjes.

Newcastle me këtë fitore fluturon në vendin e tretë me 30 pikë, ndërkohë që Chelsea renditet në vendin e 8-të me 21 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni rrëmbeu fitoren gjashtë radhazi në Bundesligë, duke u arratisur…