Chelsea prezanton Felixin

11 janar 2023 | 14:08

Joao Felix është lojtari më i ri i Chelseat. Sulmuesi portugez është huazuar gjashtë muaj te “Blutë e Londrës”, pa të drejtë blerje kartoni në verë. “Artisti sapo mbërriti”, shkroi Chelsea në faqen zyrtare në “Twitter”, duke njoftuar kështu përforcimin më të fundit.

Huazimi i ka kushtuar Chelseat plot 11 milionë euro, plus “Blutë e Londrës” do të paguajnë edhe rrogën e plotë të portugezit për 6 muaj, që është rreth 7 milionë paundë. Pra, një investim gati 20 milionë euro nga Chelsea, për vetëm 6 muaj. Trajneri i ri i bluve, Graham Potter, ka pasur vështirësi në repartin e sulmit, pasi Havertz dhe Aubameyang nuk kanë treguar formë të mirë.

Gjithashtu, edhe lëndimet e Pulisiqit, Sterlingun dhe Mount, kanë ndikuar në ecurinë aspak të mirë të Chelseat. Aktualisht, blutë e Londrës janë shumë larg zonës së Ligës së Kampionëve në Premierligë dhe duket thuajse një mision i pamundur që ta mbyllin mes katër më të mirave. Kujtojmë se për Joao Felix, kishte interes edhe nga klubi i Arsenalit, por këta të fundit hoqën dorë shumë shpejt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Styles dhe Dua Lipa janë emëruar si ‘muzikantët më…