Chelsea regjistron fitoren e parë në Premier Ligë

25 gusht 2023 | 23:05

Chelsea ka regjistruar fitoren e parë në Premierligë për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino shënoi fitore të lehtë sonte ndaj Luton Town, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3:0. Raheem Sterling shkëlqeu duke shënuar dy gola (17′, 69′), teksa goli tjetër për “Blutë” u shënua nga Nicolas Jackson (75′).

Chelsea pas kësaj fitore ka katër pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë.

Ndërkaq, Luton Town vazhdon te jetë pa pikë – teksa tani renditet në pozitën e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes 3 me 2, ndaj “aspirinave” të Bayer Leverkusen…