Chelsea u rikthehet fitoreve

16 janar 2021 | 22:24

Chelsea rikthehet në rrugën e fitoreve pas 4 ndeshjeve (dy humbje, një barazim). Blutë e Londrës triumfuan me shumë vështirësi 1-0 në transfertën ndaj Fulham.

Fati ishte me skuadrën e Lampard, pasi Robinson doli nga fusha me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë ekipin e Fulham me 10 lojtarë për gjysmën e ndeshjes.

Chelsea do të gjente golin vetëm 12 minuta nga fundi. Mount është në vendin e duhur, pasi realizoi brenda zonës nga një pozicion i favorshëm. Chelsea ngjitet në vendin e 7-të me këtë fitore, ndërkohë që Fulham mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:67 (19:16,…