Chevrolet Impala 1963, ja për sa dollarë u shit makina ikonë e Kobe Bryant

17 shkurt 2021 | 00:49

Chevrolet Impala, e Kobe Bryant, prodhim 1963, e cila ishte dhuratë Krishtlindjesh nga bashkëshortja Vanessa dhe ishte përdorur nga MTV edhe në “Pimp My Ride”, është shitur për rreth 220 mijë dollarë në një ankand të zhvilluar ditën e hënë.

Makina, e cila fillimisht doli në shitje për 100,000 dollarë në Goldin Auctions, u shit për 221,400 dollarë.

Vanessa, sipas Goldin Auctions, ia bëri dhuratë yllit të NBA në Krishtlindjet e vitit 2006.

Makina kishte më pak se 25 milje të përshkruara ndërsa nuk dihet ende se kush është blerësi i saj.

Shitja e makinës vjen menjëherë pas një vjetorit të vdekjes së Bryant dhe vajzës së tij Gianna. Të dy, së bashku me shtatë të tjerë, u vranë në një aksident me helikopter jashtë Los Angeles në janar 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdojnë të jetë të frikshme shifrat e të infektuarve nga Covid-19…