Chiara Ferragni shfaqet e prekur: Më thyhet zemra, kur puna më largon nga fëmijët

29 prill 2022 | 12:31

Blogerja e njohur, Chiara Ferragni i ka treguar miliona ndjekësve të saj se një projekt pak larg Italisë po e pret. Ajo ka ndarë në Instagram dy foto shumë të ëmbla, ku shfaqet me dy fëmijët e saj dhe thotë se ndihet shumë e lënduar sepse do të jetë larg tyre.

Chiara shprehet se i thyhet zemra në momente të tilla, por shpreson që vogëlushët të jenë krenarë për të.

“Fotoja e parë është bërë mbrëmë, ndërsa e dyta është bërë në janar 2020, pak para një projekti pune në Meksikë (fiks si sot). Sa herë që largohem për punë dhe veçanërisht kur më duhet të qëndroj larg fëmijëve të mi për një kohë të gjatë, ndihem shumë me fat dhe në të njëjtën kohë e lënduar. Me fat sepse kam ndërtuar punën time të ëndrrave, unë jam CEO i kompanive të mia dhe kjo është një gjë e rrallë në një botë plot me burra në pozita pushteti. Në të njëjtën kohë, largimi prej tyre, fizikisht, më thyen zemrën. Më mungon aroma e tyre, prekja e tyre, përqafimet e tyre. Jam shumë me fat që jam nëna e tyre dhe shpresoj që ndërsa rriten të jenë krenarë për atë që po ndërtoj për ta”, ka shkruar blogerja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti zviceran Roger Federer ka konfirmuar se do të rikthehet…