Christianseni është synim i Bayernit dhe Barcelonës  

01 mars 2022 | 11:53

Skuadra e Barcelonës vazhdon të ndjekë me vëmendje disa prej lojtarëve që pritet të jenë të lirë në merkaton e verës.

Një prej tyre është mbrojtësi i Chelseat, Anders Christiansen. Danezi pritet të largohet si një lojtar i lirë në verë dhe me Barçën që po kërkon me ngulm një mbrojtës, ai do të ishte blerja ideale, pasi Barcelona nuk do të shpenzonte asnjë qindarkë.

Megjithatë, për Barçën nuk pritet të jetë e lehtë. Sipas mediave gjermane Bayern Munchen është gati të sfidojë katalanasit për shërbimet e mbrojtësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë raportimit të zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në…