CIA në alarm: Dikush po ekzekuton informatorët tanë nëpër botë

06 tetor 2021 | 15:54

Një kabllogram i CIA-s i botuar së fundi nga gazeta “New York Times” ka nxjerrë në pah problemin e madh që ka pllakosur agjencinë amerikane të inteligjencës prej disa kohësh.

Dhjetëra agjentë të saj, e sidomos informatorë janë burgosur apo ekzekutuar në pikat më të nxehta të globit, dhe dyshimet kryesore janë ato të një loje të dyfishtë.

Kabllogrami specifikon numrin e informatorëve të zhdukur, e kjo është shumë e pazakontë për agjencinë, çka dëshmon qartë se çështja është më urgjente nga sa mund të mendohej.

Këto dekadat e fundit, fokusi i aksionit amerikan të kundërspiunazhit ka qenë lufta kundër organizatave terroriste në Lindjen e Mesme, e kjo ka bërë që të lihen disi jashtë vëmendjes sektorë tradicionalisht të mbuluar si Rusia dhe Kina, të cilët janë bërë më problematikë në raport me rekrutimin, raporton “TCh”-ja.

Kabllogrami e pranon se CIA nuk ka shkëlqyer shumë në drejtim të rekrutimit kohët e fundit. Avansimi i madh i teknologjisë nga ana tjetër ka bërë që hendeku mes Amerikës e vendeve të tjera sa i takon modernizimit të inteligjencës të zvogëlohet.

Nga ana tjetër, edhe hakerët në vendet rivale po dëshmohen një problem. Në të paktën dy raste ata kanë zbuluar mesazhet e koduara e kjo bëri që dy informatorë në Iran dhe Kinë të kapeshin e të ekzekutoheshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramë Vataj shpall të pavlefshme vendimin e lëshuar nga Ministria…