Çiftit fqinja ua lë pasurinë prej 6.2 milionë eurosh

07 dhjetor 2020 | 08:34

Banorët e një lagjeje në Gjermani, pas vdekjes së fqinjës të tyre të moshuar kanë trashëguar prona dhe aksione që kapin vlerën 6.2 milionë euro, ose afro 8 miliardë lekë shqiptare (të vjetra).

Renate Wedel kishte jetuar në Weiperfelden, në Gjermaninë lindore, me të shoqin, Alfred Bedel, një njeri i suksesshëm dhe aktiv në bursë, prej vitit 1975 (foto në galeri).

Por, pas vdekjes së tij, në vitin 2014, ajo jetoi e vetme, derisa ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare.

Vetëm në prill të këtij viti, komuniteti ku ajo jetonte zbuloi se e moshuara iu kishte lënë pas aksione, sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

Motra e saj, që ishte trashëgimtarja e parë ligjore, kishte ndërruar jetë, prandaj e gjithë pasuria e Renate shkoi tek fqinjët e saj.

Megjithatë sipas autoriteteve, 6.2 milionë euro duhet të përdoren për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e komunitetit, për të nderuar dhe respektuar kujtimin e çiftit.

Që prej përhapjes së lajmit, disa rezidentë lokalë kanë nisur të shkëmbejnë idetë e tyre rreth mënyrës se si do të shpenzohen paratë.

Ata thonë se i duhen më shumë korsi biçikletash, ndërtesa të reja dhe një kopsht, ndërsa të tjerë sugjerojnë se paratë e trashëguara duhet të përdoren për ndërtimin e një pishine të jashtme, transportin publik dhe lehtësira të tjera që do t’i duheshin fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i qeverisë amerikane thotë se “energjia me impulse…