Cikalleshi dhe Bytyqi në formacionin e javës

04 maj 2021 | 14:01

Sokol Cikalleshi po kalon një formë fantastike. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ua ka shpërblyer besimin drejtuesve të klubit nga Konya pasi në këtë sezon ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Me 8 gola dhe 3 asiste në kampionat Cikalleshi deri tani ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer.

Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Karagumruk ndërkohë që dha edhe një asist në golin e shqiptar tjetër Zymer Bytyqi si dhe iu anulua një tjetër gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Vlerësim më të lartë se Cikalleshi ka pasur vetëm sulmuesi i Besiktas, Cyle Larin, i cili shënoi 4 gola në fitoren 7-0 të skuadrës së tij kundër Hatayspor.

Sulmuesi kavajas nuk është i vetmi shqiptar që vlerësohet në kampionatin turk. Edhe shoku i tij i skuadrës, Zymer Bytyqi, është përfshirë në formacionin yjeve të javës. Anësori i Konyaspor shënoi pas asistit të lojtarit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që VAR-i i hoqi atij asistin në golin që iu anulua Cikalleshit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e bërë vite më parë nga aktualisht ministrja…