Cikalleshi rezulton pozitiv me Covid-19, humb ndeshjen me Poloninë

12 tetor 2021 | 12:00

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Cikalleshi kështu do ta humb sfidën tejet të rëndësishme me Poloninë, në kualifikimet për kampionatin botëror “Qatar 2022”. Sipas “Panorama Sport”, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen që kombëtarja shqiptare e ka zhvilluar sot dhe trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogarisë në të.

Shqipëria-Polonia do të luhet me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo lojë do të jetë shumë e rëndësishme për kualifikimin tutje të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim…