Cikloni i fuqishëm godet bregun e Indisë

17 maj 2021 | 21:28

Një ciklon i klasifikuar si “jashtëzakonisht i ashpër”, ka zbarkuar në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat me shpejtësi të erës deri në 160 km / orë.

Cikloni Tauktae kishte kaluar në bregun perëndimor të Indisë, duke lënë të paktën 12 njerëz të vrarë dhe mijëra të evakuuar, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të shpëtuar më shumë se 400 njerëz të bllokuar në bregdet në dy maune tregtare.

Cikloni vjen mes një vale të dytë të Covid-19 që ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Indisë.

Departamenti i Meteorologjisë së Indisë njoftoi të hënën në mbrëmje se “stuhia ciklonike ishte jashtëzakonisht e rëndë” dhe po zbarkonte në Gujarat, ndërsa erërat po arrinin deri në 185 km / orë.

Tauktae pritet të jetë cikloni më i fortë që ka goditur rajonin që nga viti 1998, ndërsa Gujarati dhe shteti fqinj i tij, Maharashtra, janë në gatishmëri të lartë.

Megjithëse rastet e Covid janë në rënie në të dy shtetet, efektet shkatërruese të valës së dytë të janë duke u ndjerë ende.

Flota detare indiane po merr pjesë në operacionet e shpëtimit për të shpëtuar njerëzit në të dy anijet, të cilat janë në brigjet e Mumbait, kryeqyteti i Maharashtra, ndërkohë që 3 anije detare janë dërguar për ndihmë.

Më shumë se 150,000 njerëz në zona të ulëta janë zhvendosur, duke shkaktuar frikën e shpërthimeve të reja të mundshme në javët e ardhshme. Dhe qeveria federale ka urdhëruar gjithashtu ndërprerjen e vaksinave në disa qytete bregdetare që besohet të jenë në rrezik.

Stuhia po shton sfidën me të cilën përballen spitalet e Indisë. Mumbai ka lëvizur 580 pacientë pozitivë Covid nga qendra të dedikuara në spitale civile si një masë paraprake.

Zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda, pasi parashikohen rrugë të përmbytura, linja të dëmtuara të energjisë dhe pemë të shkulura.

Cikloni në rajon në vitin 1998 shkaktoi 4,000 mijë viktima, megjithëse numri mund të ketë qenë shumë më i lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë në T7 se…